‘Apple’ zbulon ’emoji’-t që do të vijnë këtë vit

Kompania gjigante ‘Apple’ ka zbuluar disa nga ‘emoji’-t që do të vijnë këtë vit në sistemin operativ të ardhshëm ‘iOS 13’.

Auto & Tek

21/07/2019 19:40

Ekzistojnë gjithsëj 59 emoji të cilat të do shfaqen për herë të parë në pajisje të gjigantit teknologjik, transmeton lajmi.net.

Një nga ndryshimet më të mëdha që Apple po lanson është një përditësim të madh të emojës së “mbajtjes së duarve”, që zakonisht përdoret për të përfaqësuar çiftet dhe marrëdhëniet.

Por, përdoruesit tani mund të zgjedhin çdo kombinim të tonit të lëkurës dhe gjinisë për të personalizuar çiftin në emoji për të përfaqësuar marrëdhëniet e tyre.

Do të ketë edhe më shumë ikona me aftësi të kufizuara, me ‘emoji’ të ri që përshkruajnë aparate dëgjimi, këmbë proteza, karrige me rrota dhe shumë tjera, të cilat zbulohen zyrtarisht në shtator. /Lajmi.net/