Apple prodhon 20 milionë maska për mjekët dhe infermierët

Ndërmarrja teknologjike Apple ka filluar të prodhojë më shumë se 20 milionë maska mbrojtëse për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.

Auto & Tek

06/04/2020 16:17

Maskat, siç bën të ditur shefi i Apple, Tim Cook, do jenë të destinuara për punonjësit shëndetësor.

Firma gjithashtu ka zbuluar se ata kanë punuar në disa mburoja të fytyrës që mund të përdoren nga mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë primar shëndetësorë për t’i mbrojtur ata nga virusi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Cook nëpërmjet një cicërime në ‘Twitter’. /Lajmi.net/