Apple në zhvillim të pajisjes revolucionare

Kompania gjigante e teknologjisë Apple thuhet se është bashkuar me zhvilluesit e lojërave, Valve, për të dizajnuar kufjet me realitet virtual dhe të shtuar.

Auto & Tek

05/11/2019 10:29

Sipas një raporti nga DigiTimes, pajisja mund të dalë në treg në gjysmën e dytë të vitit 2020, transmeton lajmi.net.

DigiTimes gjithashtu raporton se firma multinacionale do punojë me prodhuesit Quanta Computer dhe Pegatron, me bazë në Tajvan.

Bloomberg raporton se kufjet e ardhshme të realitetit të shtuar, gjigantit të teknologjisë, do të jenë në gjendje të sinkronizohen me iPhone-in e dikujt për të shfaqur harta, mesazhe, lojëra dhe imella.

Kompania gjithashtu thuhet se po mendon ta bëjë App Store-in e saj të arritshëm përmes pajisjeve kompjuterike.

Një hulumtim i kohëve të fundit nga analisti Ming-Chi Kuo, i cili ka një aftësi për të parashikuar saktë pajisjen e ardhshme të Apple, sugjeroi më parë se firma mund të ketë syzet virtuale gati deri në gjysmën e parë të vitit 2020. /Lajmi.net/