Apple lajmëron event me datën 20 prill – iPad i ri dhe pajisje të tjera pritet të prezantohen
Ata nuk kanë dhënë akoma detaje për eventin ose produktet që do të prezantohen.
Auto & Tek
Apple ka bërë lajmërim se me datën 20 prill do të mbahet një event i prezantimit të produkteve të reja, shkruan lajmi.net.
Pritet që të prezantohen versione të reja të iPad Pro, AirTag tracking devize dhe më shumë.
Eventi do të filloj në ora 13:00 ET, që do të thotë për ne në Kosovë do të jetë 19:00.
Apple mendohet se do të përdorë eventin për të rritur gjithashtu shitjet e iPad të prezantuar gjatë pandemisë.
Në janar Apple ka raportuar $8.44 miliardë fitime në katër-mujorin e parë të shitjeve vetëm në iPad, që është një rritje prej 41% në krahasim me vitin paraprak.
iPad i ri besohet që do të ketë një tip të ri të ekranit dhe gjithashtu do të përdorë teknologji mini-LED për të prodhuar imazhe më të mira gjatë shikimit të videove, fotove, ose filmave.
Ky event do të jetë digjital, për shkak të pandemisë që është akoma në vazhdim. Apple besohet se më në fund do të nxjerrë në treg AirTags, që është e ngjashme me Tile, shkruan lajmi.net.
Pra mund të ngjitni ato në gjësende tuaja, në çelësa, çantë, etj., dhe duke përdorur software të Apple Find My, ju mund të gjurmoni se ku janë gjësendet tuaja kur nuk mund t’i gjeni.
Apple ka kohë që është duke testuar një metodë për gjë gjurmuar këto mjete në software beta për iPhone.
iMac mendohet të prezantohet me një procesor M1, e cila është prezantuar por nuk është vënë në shitje akoma.
AirPods gjithashtu do të kenë ndonjë formë përditësimi, pasi që ato janë kufjet më të shitura në botë, mirëpo analisti më i fortë i Apple, Ming-Chi Kuo, ka thënë se AirPods të ri me shumë gjasë nuk do të prezantohen deri në 4 mujorin e tretë të këtij viti.
Si përfundim, edhe Apple TV mendohet të ketë ndonjë përditësim sepse modeli i fundit që u prezantua ishte Apple TV 4K, në vitin 2017. /Lajmi.net/