Aplikacioni që ua mundëson të riktheni ikonat e vjetra iPhone-it

Nëse keni nostalgji për të kaluarën, kur nuk duhej vendosur maskë për të dalë nga shtëpia, MSCHF e ka krijuar një aplikacion atraktiv.

Auto & Tek

27/05/2020 18:16

Derisa bota jashtme mund të jetë e frikshme, Icon Rewind është një aplikacion që e kthen iPhone-in tuaj në kohë, duke ia rikthyer ikonat e vjetra, transmeton Telegrafi.

Mjafton ta hapni aplikacionin nga smartfoni dhe të bëni ndryshimin, por kjo është në dispozicion vetëm në Safari dhe nuk mundësohet për Chrome.

Ky format, vetëm i zëvendëson ikonat në mënyrë sipërfaqësore, derisa aplikacionet mbesin të njëjtat, së bashku me përditësimet që iu janë bërë. /Lajmi.net/