Aplikacionet që po ua “shterrin” baterinë përdoruesve të Samsung-ut, t’i fshijnë menjëherë – Lajmi.net
Aplikacionet që po ua “shterrin” baterinë përdoruesve të Samsung-ut, t’i fshijnë menjëherë
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 19:29, 13 December 2018
Përdoruesit e Android po paralajmërohen të fshijnë aplikacionet që shpenzojnë bateritë e smartfonëve.

Aplikacionet “Clickfraud” pretendojnë të jenë programe normale si lojëra të bëra nga zhvilluesit e aplikacioneve, të mashtrojnë përdoruesit në shkarkimin e reklamave, transmeton lajmi.net.

Studiuesit e sigurisë gjetën 22 aplikacione të tilla të organizuara nga dyqani i Google Play, të cilat janë shkarkuar dy milionë herë gjithësej.

Reklama nuk duket tek përdoruesi, por shfaqet në një dritare të fshehur të shfletuesit, duke mos e bezdisur përdoruesin.

Ekspertët në kompaninë e softuerit të sigurisë Sophos zbuluan se shumica e tyre nuk ishin vënë re për muaj apo edhe vite me radhë.

Sido që të jetë, ata kanë publikuar listën e këtyre 22 aplikacioneve, të cilat rekomandojnë që ju t’i fshini menjëherë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO