“Apeli me vendosë drejt mbi bazën e fakteve dhe provave”, Hamza për ish-krerët e UÇK-së: Shpresojmë të mos ketë nevojë për rigjykim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se pret që Gjykata e Apelit ta trajtojë rastin e ish-krerëve të UÇK-së mbi bazën e fakteve, provave dhe drejtësisë. “Ne po presim që mos me pasë nevojë me u kthyer në rigjykim fare. Apeli me vendosë drejt për rastin mbi bazën e fakteve, provave…

Lajme

21/09/2026 17:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se pret që Gjykata e Apelit ta trajtojë rastin e ish-krerëve të UÇK-së mbi bazën e fakteve, provave dhe drejtësisë.

“Ne po presim që mos me pasë nevojë me u kthyer në rigjykim fare. Apeli me vendosë drejt për rastin mbi bazën e fakteve, provave dhe mbi bazën e drejtësisë. Ne po kërkojmë drejtësi”, ka thënë Hamza.

Ai ka shprehur besimin se rasti do të trajtohet në mënyrë profesionale dhe korrekte nga gjyqtarë me integritet.

“Edhe po duam të besojmë që Apeli ka me trajtuar mirë, me trajtuar korrekte këtë rast, me pasë gjyqtarë me integritet, profesional, që do merren me vendimin mbi bazën e provave dhe fakteve”, ka thënë Hamza.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së lëndës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit pa nënkryetarin e PDK-së, Hamza e ka cilësuar këtë si situatë hipotetike.

“Janë situata hipotetike të cilat mundemi me i pritë ditëve në vijim. Nuk tërhiqet ajo veç ashtu pa pa pasë nevojë, pa pasë arsye”, ka thënë Hamza. /Lajmi.net/