Nata e gjashtë e protestës në Prishtinë, këta janë personat që do të flasin

Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon edhe sonte në Prishtinë. Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, nata e gjashtë e protestës do të mbahet sonte, më 21 shtator, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”. Sipas njoftimit të publikuar gjatë protestës do të flasin Çlirim Haziri, organizator i…

Lajme

21/09/2026 17:52

Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon edhe sonte në Prishtinë.

Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, nata e gjashtë e protestës do të mbahet sonte, më 21 shtator, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas njoftimit të publikuar gjatë protestës do të flasin Çlirim Haziri, organizator i protestës, studenti Bleard Meha, Aida Dërguti, Trim Syla, veteranja Shqipe Krasniqi, si dhe këngëtari Xhafer Ahmetaj.