Anxhela Peristeri sjell në anglisht me videoklip këngën ‘E çmendur për ty’
Ishte pikërisht kënga 'E çmendur për ty' me të cilën Anxhela Peristeri u shpall fituese në festivalin e këngës 'Kënga Magjike' vitin e kaluar.
ShowBiz
E sot ka zgjedhur që kësaj kënge t’ia realizoj edhe videoklipin mirëpo ta këndoj në gjuhën angleze, shkruan lajmi.net
Ky projekt muzikor është punuar në studio të Threedots, e në shqip tekstin e këngës e ka shkruar Olti Curri ndërsa në anglisht Enisa Nikovic.
Anxhela Peristeri për ‘Insanely in Love’ vjen në duet me tenorin e njohur shqiptar Kastriot Tusha.
Për anën vizuele deri në detaje u kujdesën stafi i Max Production./Lajmi.net/