Anulohet ndeshja e Real Madridit për shkak të COVID-19

Ndeshja miqësore mes Real Madridit dhe Rayo Vallecanos është anuluar.

Sport

09/09/2020 09:25

Një futbollist i Rayo Vallecano është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus andaj ballafaqimi miqësor me Real Madridin – të mërkurën – është anuluar, raportojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

“Marca” raporton se një futbollist i Vallecanos dyshohet se është infektuar me COVID-19, ndërsa rezultati i testit nuk do të mbërrijë deri sot në mëngjes, shumë afër fillimit të takimit.

Në masa parandaluese kundër shpërndarjes së virusit, Rayo Vallecano ka mbajtur futbollistët në stërvitje me distancë të martën. /Lajmi.net/