Anulohet konferenca më e madhe e lojërave në botë për shkak të koronavirusit

E3, konferenca më e madhe e lojërave në botë, është anuluar.

Auto & Tek

12/03/2020 15:21

Vendimi është marr që të ndihmojë industrinë e lojërave të qëndrojë e mbrojtur nga koronavirusi, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

Është duke shikuar që organizimi të vendoset online që të lejojë industrinë e lojërave të japë lajmërimet dhe të shfaqë demo që normalisht do të jenë qendra e eventit E3.

Konferenca duhej të mbahej me 9 qershor deri më 11 korrik, në Los Angeles. Disa nga spekulimet kanë ndikuar që të anulohet kjo konferencë, dhe jo vetëm kjo, por edhe shumë evente të tjera janë duke u anuluar dita ditës shkaku i koronavirusit.

E3 i sjellë së bashku disa nga 70,000 përfaqësuesit e industrisë së lojërave që të japin njoftime për të rejat dhe ju lejojnë njerëzve që të luajnë për here të parë. /Lajmi.net/