Anjeza Shahini martohet me anglezin Paul Edward në fshehtësi të plotë (Foto)

Këngëtarja Anjeza Shahini është martuar me diplomatin angelz.

ShowBiz

12/09/2015 22:13

Dasmat e fytyrave publike janë gjithmonë një objekt diskutimi. Por rasti i sotëm dëshmon se ka edhe të tillë që të gjithë ceremoninë e mbajnë sekret, dhe ia dalin.

Këngëtarja Anjeza Shahini pothuajse një javë më parë ka kurorëzuar dashurinë pas një lidhjeje disa vjeçare me diplomatin anglez Paul Edward Connolly.

Dasma është zhvilluar në Toskanë të Italisë me 7 shtator kurse ky lajm u kuptua sot kur Anjeza postoi në Instagram foto nga ftesat e dasmës.

Të habitur pos fansave ishin edhe kolegë të shumtë të Anjezës, të cilët në rrjete sociale e uruan këngëtaren dhe bashkëshortin e saj. /Prive.al