Anija në Zelandë të Re “fluturon në ajër”, pamjet interesante u publikuan nga një kalimtare rasti

Pamje interesante të një iluzioni optik janë publikuar, pasi një anije e madhe lundrimi duket se po rri pezull mbi horizont.

Fun

29/04/2020 10:55

Sipas mediave të huaja,  këto imazhe u filmuan javën e kaluar në një plazh në Mount Maunganui të Zelandës së Re.

Iluzioni i çuditshëm i xhiruar nga Monika Shaffner, u shkaktua nga një fenomen i pazakontë natyror. “E kam filmuar këtë fenomen optik që e bëri të dukej anijen sikur po lundronte në ajër”, shkroi ajo në Facebook, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ajo u shkaktua nga një proces ku ndryshimet në atmosferë, ndryshojnë dukjen e një objekti nga një distancë.