Anglia tregon mentalitet të fortë, përmbys Belgjikën në ‘Wembley’ dhe merr tri pikë të reja

Kombëtarja e Anglisë ka bërë një ndeshje të madhe në ‘Wembley’.

Sport

11/10/2020 19:51

Anglia ka arritur të marrë tri pikë të reja në grupin e 2-të të ligës A, në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Belgjikën 1:2, shkruan lajmi.net.

Kjo fitore ishte edhe më e këndshme, pasi ‘Tre Luanët’ arritën të fitonin me përmbysje.

Ishte fillimisht Romelu Lukaku ai që i dha epërsinë Belgjikës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 16’.

Anglia arriti të reagonte në minutën e 39’, me anë të Marcus Rashford, i cili po ashtu u tregua i saktë nga 11 metra distancë. Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, anëtari i Chelsea, Mason Mount ishte ai që gjeti golin e dytë dhe të përmbysjes, shkruan lajmi.net.

Goli i Mount erdhi në minutën e 92’ dhe doli të ishte goli i fitores për anglezët.

Anglia tashmë shkon në kuotën e shtatë pikëve, si lidere, me një pikë më shumë sesa Belgjika. /Lajmi.net/