Anglia merr kryesimin ndaj Holandës, shënon Rashford

Është zhbllokuar gjysmëfinalja spektakolare ndërmjet Holandës dhe Anglisë.

Sport

06/06/2019 21:21

Të parët që arritën të gjejnë rrugën e golit ishin ‘Tre Luanët’ e udhëhequr nga Gareth Southgate.

Ishte një ndërhyrje e pamenduar mirë nga De Ligt në Rashford që u akorduar penallti në favor të anglezëve, shkruan lajmi.net.

11 metërshin e ktheu në gol pikërisht Rashford, duke i dhënë epërsinë kombëtares së tij.

Më poshtë mund ta shikoni golin e shënuar nga sulmuesi i Man Utd. /Lajmi.net/