Angelina Jolie rekord në javën e hapjes së ‘Maleficient’

Filmi i fundit i Angelina Jolie, Maleficient, ka vendosur rekord personal për aktoren, duke u bërë filmi me suksesin më të madh në Boxoffice nga Angelina në javën e hapjes.

ShowBiz

02/06/2014 17:39

Megjithëse nuk ka marrë fjalë të mira nga kritikët, filmi ‘Maleficient’ ku protagonsite është Angelina Jolie ka arritur të mbledhur 70 milionë dollarë, duke marrë vendin e parë në Amerikë.

Filmi flet për anën tjetër të mbretëreshës keqbërëse tek përralla e Disney, Bukuroshja e fjetur.

‘Maleficient’ ka zhvendosur në vendin e dytë filmin e suksesshëm të serisë X-Men ‘The days of the future past’ derisa debutimi tjetër i kësaj jave ‘A million ways to die in west’ ka zhgënjyer duke mbledhur vetëm 17 milionë dollarë.

‘Maleficient’ ka pasur premierën e shfaqjeve  në Amerikë me 30 maj ndërsa në Kinemanë ABC do të fillojë të shfaqet me 5 qershor në 3D.