Angelina Jolie pretendon funksion të lartë në KB
Angelina Jole është duke pretenduar të zë vend të lartë në KB.

ShowBiz
Ylli amerikan i filmit Angelina Jolie, ndarja e së cilës me Bred Pitin u shndërrua në sagë pikante mediale, tani pretendon pozitë të lartë në KB.
Zërat flasin se bëhet fjalë për funksionin sekretar i përgjithshëm i KB-së, shkruan tabloidi TMZ.
Artistja gjoja veçmë ka marrë mbështetje prej dy grave të shquara britanike, prej të cilave njëra është anëtare e Dhomës së Lordëve.
Si një nga rekomandimet kryesore për Jolie do të ishte ajo që veçmë është ambasadore e vullnetit të mirë pranë KB-së për refugjat, shkruan tabloidi.
Ambiciet e Jolie-s për karrierë të tillë, kanë qenë edhe shkak kryesor për ndarjen me partnerin e saj të deritanishëm Bred Pitt.
Sipas burimeve, Jolie për këtë ka për qëllim të zhvendoset me fëmijët në Londër, edhe pse tani për tani përfaqësuesit e Jolie për marrëdhënie me opinionin kategorikisht i hodhën poshtë këto zëra.
Pengesë për një hap të tillë, para së gjithash është kërkesa e Bread Pititt për kujdestari të përbashkët mbi fëmijët, posaçërisht pasi FBI e liroi artistin nga çdo faj për dhunë ndaj djalit të tyre të adoptuar Medoks, raporton TV21.