Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: Po, jam me PDK-në dhe jam krenar

Gjatë raportimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, janë përplasur verbalisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, dhe anëtari i Këshillit, Eshref Shabani. Bajrami tha se raportimi i KPMSHCK-së në Komision është dashur të bëhet më herët, duke…

Lajme

20/10/2026 16:45

Gjatë raportimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, janë përplasur verbalisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, dhe anëtari i Këshillit, Eshref Shabani.

Bajrami tha se raportimi i KPMSHCK-së në Komision është dashur të bëhet më herët, duke theksuar se Këshilli nuk kishte raportuar që nga viti 2023.

Gjatë diskutimit, deputeti i VV-së e pyeti Shabanin se cilës parti politike i përket.

Shabani iu përgjigj duke deklaruar se është krenar për përkatësinë e tij politike në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Nuk jam momentalisht duke u marrë me politikë”, tha fillimisht Shabani.

“Për një gjë të jeni të sigurt, qe gjashtë vite jam anëtar i Këshillit. E kam provuar shkarkimin nga kuvendi, i cili pastaj ka dal kundër-kushtetues. Mund t’i merrni të gjitha vendimet dhe sa prej tyre m’i ka kthyer gjykata. E sa i përket cilës parti.. jam shumë krenar që jam me PDK-në dhe jam shumë krenar që puna që e kam bërë në Këshill juve, deputetëve të VV-së, nuk ju pëlqen”, u shpreh Shabani.