Anëtari i KPK-së e sfidon Kryeprokuroren e Pejës: E keni qit në lajthitje prokurorin në komunikim, a shkelët ligjin? Prokurorët dolën pa pajisje e me take

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje ndër të tjerash anëtarët e KPK-së i kanë parashtruar pyetje Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj. Ndër të tjerash e njëjta është pyetur nga anëtari Visar Krasniqi se si në një portal të caktuar ka dal një komunikimi i prokurores me prokurorin e…

Lajme

18/09/2026 11:06

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje ndër të tjerash anëtarët e KPK-së i kanë parashtruar pyetje Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.

Ndër të tjerash e njëjta është pyetur nga anëtari Visar Krasniqi se si në një portal të caktuar ka dal një komunikimi i prokurores me prokurorin e prokurorisë së Pejës. Ky komunikim a doli direkt nga ju në media apo përmes komunikimit me ish-kryesuesin Hajdaraj.

“Ky rast ka marrë një epilog dhe është trajtuar nga organet kompetente, po ju njoftoj që edhe sot në cilësinë e autoritetit si Kryeprokurore çdo informacion që mund ta marrë nga secili prokuror e qytetar do ta adresojë në të njëjtën mënyrë. Absolut në media nuk ka dalë prej meje, ka qenë komunikim dypalësh dhe s’mund të më atribuohet”, deklaroi Vuçetaj.

“Komunikimi juaj duket se ka qit në lajthitje prokurorin sepse ju keni kërkuar njoftim se keni qenë e detyruar për me shku me votu. Kryesuesi kishte për obligim mi njoftu të gjithë por jo kërkesë për sqarime. A mendoni se e keni qit në lajthitje me kërkesën tuaj”,deklaroi Krasniqi, transmeton lajmi.net.

“Absolut nuk mendoj se e kam qit në lajthitje, ka ardhë kërkesë që e kam adresu tek dy prokurorë ka qenë me email zyrtare s’është kthy pastaj kam kërkuar përmes telefonit që i njëjti me pas një sqarim për arsye të mos ardhjes. Ka qenë adresim i njëjtë”, tha prokurorja Vucetaj.

“A jeni në dijeni që prokurori ka përfundu me intervistim në Prokurori Speciale pikërisht këtë rast? A s’je njoftu?”, shtoi Krasniqi.

“Nuk jam në dijeni as nuk ma ka njoftuar prokurori”, deklaroi prokurorja.

“Pse komunikimi juaj ka dal në media dhe pse s’e keni përcjell ..Është mohuar nga vetë prokurori dhe ka marrë epilog përfundimtar dhe është mbyllur dhe pasi mbyllet gjithmonë i referohem portaleve. Prokuroi juaj ka përfundu në intervistë në Speciale”, tha Krasniqi.

“A mendoni se keni shkelë ligjin kur keni nxjerrë komunikim të brendshëm?”.

“Mendoj se edhe sot do veproja njësoj do ti drejtohesha KPK-së nëse një prokuror vepron ashtu”,shtoi ajo.

“Faleminderit, edhe pse nuk mora përgjigje”, përfundoi Krasniqi.

“Raportohet se më 15 tetor 2025 keni nxjerrë live një aksion që ka qenë i përgatitur nga ju për të cilin janë zbulu masat e fshehta, problem i menaxhimit apo problem teknik?”, pyeti Krasniqi.

“Konsideroj se kjo është çështja të cilën anëtari më përpara e diskutoj, për këtë çështje është iniciu disiplinore dhe ka marrë një epilog dhe ky vendim gjendet në faqen e sistemit prokurorial, s’ka qenë qëllim për të bërë publike masat e veçanta hetimore janë masa që janë lëshuar në kuadër të Prokurorit të Shtetit deh përfunduan në brifing dhe s’konsideroj se ka qenë menaxhim i mirë”, Vuçetaj.

“Për të njëjtin rast prokurorët kanë dalë dhe s’kanë pas asnjë pajisje, pra kanë qenë me take pa pajisje mbrojtëse e kanë marrë veprime dhe vlerësime për të njëjtën çështje, a konsideroni se veprimi ka qenë i matur apo më tepër promovim medial për Prokurorinë Themelore në Pejë?”, pyeti Krasniqi.

“9 prokurorë bashkë me mua ishim në teren kemi pyetur për pajisje por na është thënë se s’kemi vetëm për numër të caktuar të inspektorëve tanë, ka qenë aksion që nëse një jetë njeriu shpëtohet nga një ndërhyrje e vetë fakti që 7 subjekte janë mbyllur është e thënë se janë marrë masat e caktuara. Jemi shumë të sigurtë edhe ju jeni vigjilent që raste të tilla po ndodhin cdo ditë e humbjet e jetëve të njerëzve po humbin si pasojë jo-pajisjeve”, shtoi Vuçetaj./Lajmi.net/