Anëtarët e KOK-ut, pjesë të komisioneve të Komitetit Ekzekutiv të Lojërave Mesdhetare
Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024 – 2026, ku sërish anëtarët e KOK-ut janë përfshirë në komisione. Krahas sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, që është emëruar anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim, Kushtrim Krasniqi,…
Sport
Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024 – 2026, ku sërish anëtarët e KOK-ut janë përfshirë në komisione.
Krahas sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, që është emëruar anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing.
Krasniqi është anëtar edhe i komisionit për komunikim dhe marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC).
Falë mbështetjes së presidentit Ismet Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti dhe Bordit Ekzekutiv, stafi i KOK-ut, krahas ICMG-së ndodhet edhe në komisionet e EOC-ut dhe organizatave tjera si ENGSO dhe FICTS./Lajmi.net/