Anëtarësimi në NATO: Presidenti i Finlandës telefonon Putinin

Presidenti i Finlandës, Saul Niinisto, ka telefonuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të cilit i ka thënë se Finlanda do të kërkojë anëtarësimin në NATO gjatë ditëve të ardhshme.

Bota

14/05/2022 15:03

Po ashtu është njoftuar se biseda telefonike mes të dy presidenteve ka qenë e drejtpërdrejt dhe është zhvilluar pa acarime, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, i pari i Rusisë, ka theksuar se braktisja e politikave tradicionale, atyre të neutralitetit ushtarak do të ishte një gabim, kjo pasi që sipas tij Finlandës nuk i kërcënohet siguria.

Gjatë bisedës telefonike të iniciuar nga Finlanda, “Presidenti Niinistö i tha Presidentit Putin se sa në thelb kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synojnë parandalimin e vendeve nga anëtarësimi në NATO dhe pushtimi masiv i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu shtohet se duke u anëtarësuar në NATO, Finlanda do ta forcojë sigurinë e saj.

“Duke u anëtarësuar në NATO, Finlanda “forcon sigurinë e saj dhe merr përgjegjësinë e saj” pasi “nuk është larg askujt tjetër.  Në të ardhmen, Finlanda “dëshiron të kujdeset për çështjet praktike që lindin nga të qenit fqinj me Rusinë në një mënyrë korrekte dhe profesionale”, thuhet në deklaratë. /Lajmi.net/