Hamburg: 15-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë – arrestohet nëna e saj
Që nga mbrëmja e së shtunës, policia po kërkonte një vajzë 15-vjeçare në Hamburg. Gjatë natës duke zbardhur e diela, trupi i saj i pajetë u zbulua në banesën e nënës së saj 43-vjeçare në lagjen Bramfeld. Sipas mediave gjermane, policia e gjeti adoleshenten e pajetë dhe me disa plagë në trup. Mjeku i urgjencës,…
Bota
Që nga mbrëmja e së shtunës, policia po kërkonte një vajzë 15-vjeçare në Hamburg.
Gjatë natës duke zbardhur e diela, trupi i saj i pajetë u zbulua në banesën e nënës së saj 43-vjeçare në lagjen Bramfeld.
Sipas mediave gjermane, policia e gjeti adoleshenten e pajetë dhe me disa plagë në trup.
Mjeku i urgjencës, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje, e ka konstatuar vdekjen e vajzës.
Vajza ishte e akomoduar në një qendër sociale për të mitur, raporton Bild.de.
Nëna 43-vjeçare u arrestua dhe sipas autoriteteve, ka indikacione se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Pasi vajza nuk u kthye në institucion mbrëmjen e së shtunës, stafi i qendrës alarmoi policinë, e cila nisi menjëherë kërkimet