Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon
Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në NATO do të izolonte përgjithmonë ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan Perëndimor. Kështu tha në diskutimin për Ballkanin Perëndimor të Qendrës Davis për studime ruse dhe euroaziatike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesoresha në “Duke University”, Albulena Kastrati tha se Rusia vazhdimisht po…

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në NATO do të izolonte përgjithmonë ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan Perëndimor.
Kështu tha në diskutimin për Ballkanin Perëndimor të Qendrës Davis për studime ruse dhe euroaziatike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Profesoresha në “Duke University”, Albulena Kastrati tha se Rusia vazhdimisht po e mbështetë Serbinë në përpjekjet e saj për të destabilizuar Bosnjë dhe Hercegovinën dhe për të mohuar shtetësinë e Kosovës.
“Rusia vazhdimisht mbështet Serbisë në përpjekjet e saj për të destabilizuar Bosnjë dhe Hercegovinën dhe për të mohuar shtetësinë e Kosovës. Qasja transaksionale e BE-së dhe ShBA-së ndaj Serbisë – përmes marrëveshjes ushtarake me Francën, marrëveshjes së litiumit me Gjermaninë dhe shitjes së armëve në Ukrainë – vetëm sa e ka ledhatuar Serbinë, të vetmin vend në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Për më tepër, dy banka ruse 2 vazhdojnë të operojnë në Serbi, duke lehtësuar qarkullimin e lirë të kapitalit dhe transaksioneve ruse. Hezitimi i BE-së për t’i dhënë përparësi zgjerimit, e ka lënë rajonin të pambrojtur ndaj ndikimit rus”, tha ajo.
Në anën tjetër, hulumtuesja mbi politikën e identitetit në Universitetin e Hardvardit, Flora Ferati- Sachsenmaier, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një pikë kritike në gjeopolitikën evropiane, pasi këto vende po e gjejnë vetën të kapur mes angazhimit të lëkundur të BE-së ndaj zgjerimit si dhe ndikimit në rritje të Kinës dhe Rusisë.
“Në mungesë të një BE-je të sigurt dhe efektive, Moska dhe Pekini kanë ndërhyrë, duke përdorur fuqi të butë, levë ekonomike, dhe manovra politike. Ndikimi i tyre përforcohet nga politikanët autokratë vendas si Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe Milorad Dodik i Republikës Srpska, të cilët shërbejnë si partnerë kryesorë në pengimin e rrugës së rajonit në BE”, tha ajo.
Ndërkaq, hulumtues i studimeve ruse dhe euraziatike ne Universitetin e Harvardit, Pëllumb Çitaku, tha se prania në rritje e investimeve dhe financimeve kineze dhe ruse në Republikën Srpska, Serbi dhe Mal të Zi në sektorë strategjikë si energjia, telekomunikacioni dhe infrastruktura kritike, paraqet rreziqe ekonomike dhe gjeopolitike për rajonin.