Andy Robertson përshkruan planin e lojës për përballjen ndaj Real Madrid

Liverpool do të mirëpres klubin e Real Madrid për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Sport

13/04/2021 16:11

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Andy Robertson, thotë se është e rëndësishme që Liverpool duhet ta vendosin Realin nën presion dhe të luftojnë për fitore, transmeton lajmi.net.

Robertson shtoi se është një detyrë e madhe dhe The Reds duhet ta bëjnë një natë të pakëndshme për kundërshtarët e tyre.

“Është e rëndësishme të futemi në të si një lojë normale,” tha Robertson gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne ishim të zhgënjyer javën e kaluar, nuk e fshehëm një gjë të tillë. Pranuam tre gola që mund të ishin shmangur. Goli si mysafir që shënuam, është i rëndësishëm”.

“Është një detyrë e madhe para nesh, por ne besojmë se mund të fitojmë çdo ndeshje dhe le të shohim nëse është e mjaftueshme kjo. Ne do të luftojmë për t’ia bërë atyre natën e çerekfinales, një natë të pakëndëshmne”.

Andy Robertson do të jetë një lojtar kryesor nesër, me Liverpoolin që nuk është në gjendje të përballojë asnjë gabim mbrojtjeje gjatë të mërkures./Lajmi.net/