Andriy Lunin pozitiv me COVID-19

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

25/08/2021 11:21

Klubi madrilen përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që portieri ka testuar pozitiv në analizat e fundit, transmeton lajmi.net.

“Real Madrid njofton se lojtari ynë Andriy Lunin ka testuar pozitiv me COVID-19”.

Ndërkohë, Reali takimin e radhës e zhvillon kundër Real Betisit këtë të shtunë./Lajmi.net/