Andi Thaçi, “ylli” i javës në BKT Superligë

Andi Thaçi është shpallur lojtari i javës në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

06/05/2022 12:03

Gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Ai pati disa intervenime bravoroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes (2:1).

KF Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë, por me paraqjtjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit.

Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Ulpiana, e ndau Valmir Zekaj, asistent menaxher i departamentit të burimeve njerëzore në BKT. /Lajmi.net/