Ancelotti trajner i Bayern Munich?
Pep Guardiola duket se do të largohet nga Gjermania në verën e vitit 2016.

Sport
Bayern Munich kanë arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin, nëse Guardiola vendos të largohet verën e ardhshme.
Bayern dhe Ancelotti kanë rënë dakord që italiani t’a marrë drejtimin e kampionit të Gjermanisë, në rast të largimit të Guardiolas, shkruan Tuttomercatoweb.
Gjithnjë sipas mediumit italian, ish-trajneri i Milanit, Chelseas e Real Madridit, do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare.