Ancelotti pyetet për Mbappe-n: A dua të firmosi me të? Kurrë nuk përgjigjem

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është pyetur rreth sulmuesit të Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe. Mbappe u eliminua nga Liga e Kampionëve me Paris Saint-Germain dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje përkundër që firmosi kontratë të re me gjigantin nga Franca, shkruan Lajmi.net Trajneri italian u pyet nga gazetarët rreth…

Sport

10/03/2023 18:54

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është pyetur rreth sulmuesit të Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe.

Mbappe u eliminua nga Liga e Kampionëve me Paris Saint-Germain dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje përkundër që firmosi kontratë të re me gjigantin nga Franca, shkruan Lajmi.net

Trajneri italian u pyet nga gazetarët rreth dëshirës për të nënshkruar me Mbappe-n, ai u përgjigj:

“A dua të nënshkruaj me Mbappe? Këtë pyetje mund të ma bëni sot, pas dy jave dhe pas tre muajve. Por, unë kurrë nuk përgjigjem”.

Kujtojmë që Mbappe ishte afër transferimit në “Santiago Bernabeu”, por në sekondat e fundit të merkatos kishte vendosur të vazhdoj kontratën me PSG-n./Lajmi.net/