Ancelotti për Benzeman: Ai është si vera, çdoherë bëhet më i mirë

Carlo Ancelotti ka marrë një krahasim interesant për ta përshkruar futbollistin e tij te Real Madridi, Karim Benzema.

Sport

07/04/2022 13:03

Sipas italianit, francezi është sikur vera, aq më shumë që plaket, po aq përmirësohet.

“Benzema çdo ditë po bëhet më i mirë. Sikur vera. Çdo ditë po përmirësohet. Çdoherë po tregon më shumë lidership. Ai po ndihet i rëndësishëm për skuadrën dhe kjo është ajo që e bën diferencën tek ai”, u shpreh ai për Goal.com, përcjell lajmi.net.

Benzema ishte lojtari kyç në fitoren e mbrëmshme që “Los Blancos” e arritën ndaj Chelseas në kuadër të çerekfinales së Champions League.

34-vjeçari shënoi hattrick në fitorën 3-1 kundër “bluve”, për t’ia dhënë komoditetin e skuadrës së tij në ndeshjen kthyese. /Lajmi.net/