Ancelotti: Nuk kam dyshime për formacionin ndaj Liverpoolit

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk ka dyshime se me cilën 11-she do të startojë në finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Liverpoolit.

Sport

19/05/2022 19:29

Përpara finales së madhe të Ligës së Kampionëve, ‘Mbretërit’ do të zhvillojnë edhe ndeshjen e fundit në La Liga, ndaj Real Betis.

Përpara kësaj sfide ka folur trajneri italian, ndërsa pyetjet në lidhje me finalen e Parisit nuk kanë munguar.

Ancelotti tha se tashmë ka vendosur se kush do të jenë në formacionin startues ndaj Liverpooli.

“Nuk kam dyshime për formacionin fillestar në Paris”, ka thënë italiani, përcjell lajmi.net.

Tutje ai tha se dyshimi i tij i vetëm është se a do të luajnë rol të rëndësishëm lojtarët startues, apo ata që futen nga banka.

“Dyshimi im i vetëm është se kush do të luajë një rol më të rëndësishëm, ata që e fillojnë apo ata që e përfundojnë ndeshjen”, vazhdoi ai.

Finalja e Ligës së Kampionëve në mes Real Madrid – Liverpool zhvillohet më 28 maj me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/