Ancelotti: Nuk jemi të interesuar për nënshkrime në afatin e dimrit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me transferimet. ‘Mbretërit’ po kalojnë në një formë të mirë këtë fillimsezon, pasi janë lider në La Liga dhe kanë kaluar në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve. E, kjo ka bërë që drejtuesit e klubit mos të mendojnë për transferime, së paku në afatin…

Sport

29/10/2022 19:09

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me transferimet.

‘Mbretërit’ po kalojnë në një formë të mirë këtë fillimsezon, pasi janë lider në La Liga dhe kanë kaluar në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.

E, kjo ka bërë që drejtuesit e klubit mos të mendojnë për transferime, së paku në afatin kalimtar te dimrit.

Se nuk janë të interesuar të afrojnë lojtarë në janar tha edhe vetë trajneri i ‘Los Blancos’, Ancelotti.

“Ne nuk jemi të interesuar për nënshkrimet e dimrit. Skuadra do të mbetet e njëjtë për pjesën tjetër të sezonit”, u shpreh italiani.

Rikujtojmë që në merkaton e verës Reali bleu vetëm Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouamenin./Lajmi.net/