Ancelotti: Nuk do sjellim asnjë lojtar në janar, verës ndoshta

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Los Blancos nuk do të jenë aktiv në merkaton dimërore. Tekniku italian në konferencë për media para ndeshjes me Bragën në Ligën e Kampionëve, foli edhe për fondin e futbollistëve që ai posedon, përcjell lajmi.net. Ancelotti ndër tjerash tha se Real Madridi nuk do ta transferoj…

Sport

07/11/2023 16:49

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Los Blancos nuk do të jenë aktiv në merkaton dimërore.

Tekniku italian në konferencë për media para ndeshjes me Bragën në Ligën e Kampionëve, foli edhe për fondin e futbollistëve që ai posedon, përcjell lajmi.net.

Ancelotti ndër tjerash tha se Real Madridi nuk do ta transferoj asnjë lojtarë në janar, ndërsa sa i përket merkatos verore nuk ishte i sigurt.

“Ne nuk planifikojmë të sjellim lojtarë në janar. Askush. Nuk mendoj se do të ketë një afat kalimtar të janarit për ne. Para përfundimit të sezonit, Eder Militao dhe Thibaut Courtois do të kthehen tek ne dhe nuk kemi asgjë të planifikuar për janar. Në verë? Ndoshta”, tha Ancelotti për mediat spanjolle.

Real Madridi është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës, atë kundër Bragës në Ligën e Kampionëve që luhet të mërkurën nga ora 21:00.

Real Madridi është në pozitën e parë në Grupin C me gjasa të mëdha për kalim të grupit.

Njëkohësisht, 14 herë kampionët e Evropës janë të dytit në tabelën e La Ligas./Lajmi.net/