“Ancelotti ndaloi largimin e Asensios, klubi ishte i gatshëm ta largonte”

Agjenti i mesfushorit të Real Madrid ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Sport

24/09/2021 09:13

Marco Asensio gjatë tërë afatit kalimtar të verës është lidhur me një largim të mundshëm nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Agjenti i futbollistit, Horacio Gaggiolo, ka zbuluar se ishte trajneri Carlo Ancelotti ai që nuk lejoi klubin ta shiste Asension gjatë verës.

“Ancelotti ka ndaluar largimin e tij gjatë afatit të verës, klubi ishte gati të hiqte dorë prej tij pasi nuk bënte pjesë në planet e tyre”.

Ancelotti i tha atij: “E di që të pëlqen të luash më shumë në mes të fushës. Le të provojmë, ju do të luani në mes. Unë e di që ju nuk jeni një anësorë, por e di që ju duhet të luani në mes”, tha Horacio.

Në ndërkohë Asensio zhvilloi në mesjavë ndaj Mallorcas ndeshjen e tij të parë si titullar te Reali këtë sezon, dhe shkëlqeu duke shënuar het-rick. /Lajmi.net/