Ancelotti: Mund të me quani të çmendur, por me pëlqeu paraqitja

Real Madrid dje barazoi pa gola ndaj Osasunas, sfidë që u zhvillua në "Santiago Bernabeu".

Sport

28/10/2021 08:46

Skuadra e Carlo Ancelottit pas fitores impresionuese ndaj Barcelonës në vikend, nuk arriti me shumë se një barazim ndaj Osasunas, transmeton lajmi.net.

Por, trajneri Carlo Ancelotti pas ndeshjes tha se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

“Koha e shtuar dukej shumë e vogël për mua. Pyeta për shpjegim, por nuk më bindi”.

“Nga tre ndeshjet (që nuk kemi fituar në shtëpi), ne merituam t’i fitojmë dy prej tyre. Duhet ta kuptojmë se janë ndeshje të vështira për skuadrën sepse sot nuk ia dolëm të tregojmë vetën brenda zonës”.

“Por, a doni të vërteten? Mund të me quani të çmendur, por e pëlqeva paraqitjen, sidomos në pjesën e parë. Lojtarët e mi dhanë gjithçka dhe duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi ai.

Real Madrid momentalisht është lider në La Liga me 21 pikë të tubuara në 10 xhiro./Lajmi.net/