Ancelotti: Lojtarët me më kualitet vuajtën, Lunin bëri paraqitje të mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është deklaruar pas fitores ndaj Alcayone.

Sport

05/01/2022 23:47

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 1 – 3, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, transmeton lajmi.net.

Tekniku italian pas ndeshjes është ndarë i kënaqur, derisa thotë se të gjithë lojtarët me më kualitet vuajtën në këtë takim.

“Lojtarët me më kualitet vuajtën më shumë sonte. Hazard provoi… e gjithë skuadra ia doli, por siç thashë, lojtarët me më kualitet vuajtën sonte”.

“A do luajë Lunin gjithmonë në Kupën e Mbretit? Nuk e thashë këtë. Por, e njëjta mund të ndodh në La Liga, Lunin mund të luajë ndonjë herë”.

“Lunin ishte shumë i mirë, bëri disa gabime me këmbë, por mund të përmirësohet”, deklaroi ai.

Ndërkohë, të premten, Real Madrid do mësojë kundërshtarin për ndeshjen e radhës./Lajmi.net/