Ancelotti: Jemi favorit për La Liga-në, nuk na intereson me kë përballemi në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është deklaruar pas fitores ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid.

Sport

13/12/2021 08:20

“Los Blancos” dje mposhtën Atleticon me rezultat 2 – 0, duke ikur edhe më shumë në krye të tabelës, përcjellë lajmi.net.

Pas ndeshjes, tekniku italian tha se janë favorit për La Liga-në, por duhet të vazhdojnë të jenë të fokusuar në çdo ndeshje.

“Favorit për La Liga? Po vendosni presion te unë. Sot jemi favoritët, kjo është e sigurt. Kemi bërë më mirë se tjerët. Por, jemi të fokusuar në ndeshje sepse nëse na humb mentaliteti, atëherë do na kushtojë. Duhet të vazhdojmë kështu”.

“Shorti i LK? Nuk e di çfarë do ndodh në Ligën e Kampionëve, do jemi garues deri në fund, nuk kam dyshime. Do vazhdojmë të luftojmë në të gjitha garat që kemi”.

“Vinicius Junior? Vini është duke u përmirësuar vetë. Nuk flas shumë, ngase nuk kam çfarë të them për të. Çfarë mund të them është se është efektivë, që nuk driblon sa për shfaqje, thjeshtë bënë gjëra për të ndihmuar skuadrën”.

Momentalisht, Real Madrid është lider në La Liga me 42 pikë të tubuara, tetë më shumë se pozita e dytë, që është Atletico Madrid./Lajmi.net/