Ancelotti: Hazard nuk është yll i Real Madridit

Sulmuesi belg ka humbur vendin startues te gjiganti spanjoll.

Sport

28/10/2021 16:10

Eden Hazard në gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit ka luajtur vetëm 56 minuta në përgjithësi duke u inkuadruar vetëm nga banka rezervë, transmeton lajmi.net.

Belgu nuk u inkuadrua fare në lojë në “El Classicon” e javës së kaluar ndaj Barcelonës.

Trajneri Carlo Ancelotti në një intervistë ka pranuar se Hazard nuk është yll në ekipin e tij.

“Ai është gati të luajë, por problemi është se këtu është një trajner që preferon futbollistë tjetër para tij”.

“Ai nuk e ka statusin e ‘yllit’ te Real Madridi sepse ka pasur lëndime të shumta”.

“Jam i sigurt që këtë sezon ne do të shohim verzionin më të mirë, dhe se ai do të luajë më shumë se sa po luan momentalisht”.

“Hazard ka gjithçka, kualitetin, motivimin, ai duhet të durojë, ajo që ndodh është se ndonjëherë trajneri preferon lojtarë të tjerë”, tha Ancelotti.

Mbetet të shihet nëse Hazard do të aktivizohet më shumë në ndeshjet e tjera, apo do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu”. /Lajmi.net/