Ancelotti: Hazard është i gatshëm për ndeshjen e nesërme

Real Madridi do të fillojë nesër edicionin e ri në La Liga.

Sport

13/08/2021 17:23

Real Madridi do të përballet me Alavesin nesër nga ora 22:00 në kuadër të xhiros së parë në La Liga, shkruan lajmi.net.

Gjiganti spanjoll do të nis këtë sezon me shumë ndryshime në skuadër dhe me trajnerin e ri Carlo Ancelottin.

Ancelotti ka dhënë një deklataratë për shtyp para ndeshjes së nesërme ku ka konfrimuar gjendjen e Eden Hazard.

“Hazard është gati për nesër, ai është duke u stërvitur me ekipi në 10 ditët e fundit dhe duket në formë të mirë fizike”, tha fillimisht ai.

“Pas shumë problemeve me lëndime, ne jemi të bindur që këtë sezon do të jemi në gjendje të shohim Hazardin e vërtetë”, vazhdoi ai.

Trajneri foli gjithashtu për të ardhmen e Martin Odegaard.

“Odegaard është duke punuar mirë por tashmë i kam thënë se ka shumë konkurrencë në mesfushë kemi 8 lojtarë, dhe nuk do të ketë vend për të gjithë në formacion”.

“Jemi gati për sezonin e ri, lojtarët janë të motivuar dhe objektivi ynë është fitojmë gjithçka”, përfundoi Carlo Ancelotti. /Lajmi.net/