Ancelotti has në probleme me Qeverinë spanjolle shkaku i evazionit fiskal, i bllokohet një pjesë e pagës

Carlo Ancelotti ka has në probleme fiskale me Qeverinë spanjolle.

Sport

24/07/2021 11:01

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka has në probleme të tatimore me shtetin spanjoll.

Sipas “QS”, trajnerit të “Los Blancos” i është bllokuar një pjesë e pagës shkaku i këtyre problemeve, transmeton lajmi.net.

Italiani ishte dje prezent në Gjykatën e Madridit ku sipas aktakuzave ai duhet të paguajë diku rreth 1.5 milionë euro tatime gjatë kohës kur ishte tek Reali ndërmjet vitit 2014-2015.

Ancelotti pranoi fajin për aktakuzën e vitit 2014 por u deklarua kundër asaj të 2015-tës, ku deklaroi se ai nuk ishte në dijeni të këtij problemi dhe sipas avokatit të tij ai ishte 183 ditë jashtë Spanjës, gjë që e bënte të pamundur dënimin e tij për evazion fiskal.

Gjykata i ka bllokuar 1.4 milionë euro të pagës së tij deri në shpalljen përfundimtare të vendimit./Lajmi.net/