Ancelotti: Është normale që Hazard, Asensio dhe Marcelo janë të zemëruar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se kupton zemërimin e yjeve si Eden Hazard, Marco Asensio dhe Marcelo.

Sport

04/11/2021 11:47

Real Madrid mori një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Shakhtarin, transmeton lajmi.net.

Por, gjatë ndeshjes Ancelotti bëri vetëm dy zëvendësime, duke lënë në stol për 90 minuta, Marcelon, Hazardin dhe Asension.

Tekniku italian thotë se e kupton zemërimin e lojtarëve, derisa u kërkoi falje.

“Është normale të jenë të zemëruar. I kuptojë mendimet e lojtarëve, që pas 40 minutave nuk hynë në lojë”.

“Iu thashë lojtarëve që më vjen keq, por nuk doja të bëja zëvendësime”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Reali me një fitore në dy ndeshjet e mbetura do sigurojë kualifikimin në fazën tjetër./Lajmi.net/