Ancelotti: Është e lehtë të fitosh Ligën e Kampionëve me Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas fitores së trofeut të Ligës së Kampionëve.

Sport

29/05/2022 08:30

Real Madridi mbrëmë janë shpallur kampionë të Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën Liverpool me rezultat 1:0.

Pas ndeshjes ishte Ancelotti që foli për suksesin e ekipit të tij.

Sipas italianit është e lehtë që të fitojë këtë garë prestigjioze me Realin.

“Kjo kupa ka qenë më e vështira, por na ka ndihmuar shumë. Askush nuk ka menduar që ne do ta fitojmë.

E kemi merituar këtë titull, sepse kemi vuajtur shumë, por nuk jemi dorëzuar kurrë.

Është më e lehtë të fitosh Ligën e Kampionëve me Real Madridin, se me ndonjë ekip tjetër”, ishin fjalët e trajnerit, përcjell lajmi.net.

Me trofeun e mbrëmshëm, Ancelotti u bë trajneri i parë që ka fituar katër kupa evropiane, ndërsa Reali për herë të 14 në histori./Lajmi.net/