Ancelotti: Ekziston mundësia që Bale dhe Hazard të jenë titullar ndaj Bilbaos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se sulmuesit Eden Hazard dhe Gareth Bale mund të jenë titullar ndaj Athletic Bilbao.

Sport

02/02/2022 18:19

“Los Blancos” do përballen nesër me Bilbaon në kuadër të Kupës së Mbretit, ku plotë yje janë në dyshime, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar që Bale mund të jetë titullar bashkë me Hazard, por edhe që Asensio mund të luajë nga minuta e parë.

“Është e mundur që të dy të jenë titullar, Asensio gjithashtu është shëruar plotësisht”.

“Vinicius dhe Rodrygo janë rikthyer, por janë 20 dhe jo 60 vjeç. Ata mund të shërohen shpejtë”.

Bale ka zhvilluar vetëm tre paraqitje për “Los Blancos” këtë edicion duke pasur probleme të mëdha me lëndime./Lajmi.net/