Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Realit

Carlo Ancelotti pritet të jetë zëvendësuesi i Zinedine Zidane tek Real Madrid.

Sport

01/06/2021 12:49

Real Madrid ka zgjedhur Ancelottin si pasues të Zidanit në krye të ekipit, njofton Marca.

Klubi madrilen ditëve të fundit ishte në bisedime me disa trajnerë si : Antonio Conte, Mauricio Pochettino dhe Raul Gonzalez, por në orët e fundit biseduan edhe me Carlo Ancelottin, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës “Marca”, në orët e ardhshme Reali do të zyrtarizojë ardhjen e Ancelottit si trajner i ri i tyre.

59-vjeçari ishte trajner i klubit ‘Mbretërorë’ gjatë viteve 2013-15, dhe tani pritet të rikthehet sërish në Madrid. /Lajmi.net/