Ancelotti: Barcelona zhvilloi ndeshje të mirë, kundërsulmi ‘arma’ jonë më e mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelottit është deklaruar pas kualifikimit në finale të Superkupës së Spanjës.

Sport

13/01/2022 08:05

“Los Blancos” dje triumfuan me rezultat 2 – 3 pas plotë 120 minutave lojë, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, tekniku italian u shpreh i lumtur dhe beson që e merituan fitoren.

“Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve dhe lojtarëve që luajnë në sulm”.

“I thashë Pique që duhet të ndalin ndeshjen kur Vinicius ishte në tokë, por ai tha se nuk do e bëjë asnjëherë. Mirë që e dimë tani”.

“Xavi mendon që Barcelona dominoi ndeshjen? Jo. Ishte e barabartë dhe e merituam fitoren”, deklaroi ai.

Në finale, Real Madrid do takohet me fituesin e takimit Athletic Bilbao – Atletico Madrid./Lajmi.net/