Anash Mbappe, Bellingham bëhet objektivi primar për Real Madrid

Jude Bellingham është kthyer në objektivin kryesor të skuadrës së Real Madrid.

Sport

21/04/2022 11:49

Raportime nga ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ janë gati të shpenzojnë shuma të mëdha gjatë merkatos së verës, me repartin e mesfushës si një nga pikat ku do të investohet, përcjell lajmi.net.

Lojtari anglez i skuadrës së Borussia Dortmund, i cili shihet në mesin e lojtarëve me të ardhmen më të ndritur, Jude Bellingham, është tashmë në radarin e Real Madrid. Sipas prestigjiozes angleze, lojtari është objektivi kryesor.

Reprezentuesi i Anglisë shihet si zëvendësues afat-gjatë i Luka Modric, i cili po shkon drejt viteve të fundit në futboll.

Bellingham gëzon edhe vëmendjen e skuadrës së Liverpool. Gjasat janë të mëdha që lojtari qëndron te Dortmund deri në vitin 2023, por interesimi i Real Madrid mund të prish gjithçka, pasur parasysh peshën e skuadrës në fjalë. /Lajmi.net/