Analiza e lojës së Busquets ndaj Liverpool do t’iu lë pa fjalë – Truri i skuadrës

Një video që po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale është ajo e analizës së lojës së Sergio Busquets, në ndeshjen kundër Liverpool.

Sport

03/05/2019 21:16

Barcelona ia doli që të fitonte ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultatin 3:0, në një ndeshje ku të gjithë panë shkëlqimin e Lionel Messi.

Anash performancës së jashtëzakonshme të Leo Messit, ishte edhe Sergio Busquets ai që kreu një punë të madhe, e që me gjasë iku pa u vërejtur.

Para së të përcjellim më poshtë videon e lojës së Busquets, ua kujtojmë fjalinë e famshme “Nëse shikon ndeshjen, nuk e sheh Busquetsin. Nëse shikon Busquetsin, e shikon të gjithë ndeshjen”.

Lojtari në mënyrë gjeniale sheh të gjitha hapësirat që të tjerët nuk i shohin dhe i jep lojës drejtimin që i shkon përshtati skuadrës së tij.

Në ndeshjen kundër Liverpool, statistikat e tij ishin: Duelet një kundër një 100%, ndërhyrjet e fituara 100%, saktësia në pasime 91%, topat e rikuperuar 11, topat e vjedhur 3, pastrimet nga zona 3.

Tani, më poshtë shikojeni videon me detajet e paraqitjes së spanjollit në ndeshjen kundër Liverpool, në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/