Analisti tregon problemin e James te Reali
Analisti Jose Samano ka fajësuar James Rodriguez për mungesën e minutave të kolumbianit me Real Madrid këtë sezon, dhe jo Zinedine Zidane.
Sport
Mesfushori ka qenë i ulur në stol apo i lënduar, derisa shokët e tij e kanë çuar ekipin e Real Madrid drejt konkurrencës së titujve.
“Unë do të doja, të paktën është mendimi im, që ata e dinë në Kolumbi se problemi i James në Real Madrid nuk është presidenti, as trajneri, as shokët e tij të skuadrës”, tha Samano për Radio Caracol, përcjell lajmi.net.
“Problemi i vetëm i James është James”.
“Problemi i tij është mendor dhe fizik, ne e dimë se ai ka talent”, u shpreh ai. /Lajmi.net/