Ambasadori i OSBE-së uron Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e grave në krye të shtetit

Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula. McGurk ka përgëzuar partitë për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes. Interesat e njerëzve dhe komuniteteve që ato përfaqësojnë duhet të jenë gjithmonë në radhë të parë. “Kosova ka zgjedhur sërish një grua…

Lajme

07/10/2026 16:11

Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula.

McGurk ka përgëzuar partitë për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes. Interesat e njerëzve dhe komuniteteve që ato përfaqësojnë duhet të jenë gjithmonë në radhë të parë.

“Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike’’, thuhet në postim.

Postimi:

E mirëpres zgjedhjen e mbrëmshme të Presidentes Justina Shiroka-Pula nga Kuvendi, duke përmbyllur kështu formimin e institucioneve.

Përgëzoj partitë për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes. Interesat e njerëzve dhe komuniteteve që ato përfaqësojnë duhet të jenë gjithmonë në radhë të parë.

Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje.

Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar te @OSCEKosovo, ndërsa punon për avancimin e këtyre prioriteteve.”