Ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa ngushëllon familjen Brkovic

Ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa, ka ngushëlluar familjen Brkovic për vdekjen e shkrimtarit dhe akademikut, Jevrem Brkovic.

Lajme

25/01/2021 16:56

“Më lejoni, në emër të popullit të Kosovës, të shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe. Për të gjithë ne, Jevrem Brkovic ishte më shumë se një poet, një frymëzues i tolerancës kundër urrejtjes, respektit reciprok, besimit në të mirën origjinale, guximit kundër së keqes, kulturës kundër primitivizmit ”, ka shkruar ambasadori Hysa.

“Ai shoqërohej me poetët e Kosovës kur disa donin që armët të dëgjoheshin në vend të poezisë. Si i tillë, ai u respektua, u shpërblye, u përkthye dhe u lexua me respektin më të madh. Si i tillë, Akademik Brkovic fitoi respektin tonë të përjetshëm në frymën e traditës ”, thuhet në deklaratën e Ambasadorit Hys.

“Ndajmë dhimbjen me ju, por edhe për krenari për një njeri kaq të madh që me forcën dhe shpirtin e tij frymëzoi tërë rajonin tonë për një të nesërme më të mirë ”- shkroi ambasadori i Kosovës. /Lajmi.net/