Ambasadori i Gjermanisë për sulmin në Gllogjan: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde është shprehur i tronditur me tragjedinë në Gllogjan ku tre persona mbetën të vrarë pas sulmit me kallashnikov ndaj autobusit që po transportonte nxënës.

Lajme

27/11/2021 13:13

Rohde në një postim në Twitter ka thënë se autorët duhet të sillen sa më parë para drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa i ka uruar shërim nxënësit të plagosur.

Postimi i plotë i Rohdes:

I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve. /Lajmi.net/